Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi-Ramës: I çon dot në burg Dakon, Roshin e Dajën për ndërtimet buzë detit (Fotot)


Drejtori i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa foto duke denoncuar ndërtimet në breg të detit nga ana e kryebashkiakut të Durrësit, Dako dhe të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi si dhe të një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste në Kavajë, Gent Daja.

Ndërsa i bën thirrje kryeministrit Rama që të tregojë nëse e ka seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë dhe atyre pa leje.

“Prestigjatoret e Edit. Meqe Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur per ndertime ne rere, po ia lehtesojme punen: 3 fotot e para tregojne ndertime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkembi Kavajes, dhe dy te tjerat ndertime mu ne rere tek Iliria dhe tek Teuta;

2 fotot e tjera me ekskavator ne rere tregojne ndertimet ne rere nga elvis roshi dhe gent daja ne Qerret qe vjehri i ketij te fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rere ne toke bujqesore dhe me pas ne truall. Na gjej nje prestigjator kaq te zotin po munde kudo ne bote!

Tani nese e ke seriozisht luften ndaj ndertimeve ne rere ja tek i ke gjushin, roshin me 4 emra, dajen dhe cikalleshin dhe coji ne burg si kriminele mjedisi. E ben dot?” – shkruan Malltezi në faqen e tij në “Facebook.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *