Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi 550 shtretër për të sëmurët me Covid-19, kthimi në karantinë vendoset nga ekspertët


Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka deklaruar se për momentin vendi nuk do bëjë hapa prapa për sa u përket masave të mëhershme karantinuese lidhur me pandeminë Covid-19.

Ajo tha se numri i rasteve është rritur dhe qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja.

Ministrja tha gjithashtu e vendi ka në dispozicion 550 shtretër për të prekurit nga Covid-19.

“Do jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojmë protokollet dhe mendojmë se virusi nuk ekziston. Në spitalin Infektiv janë rreth 50 të shtruar. Në terapi intensive të intubuar kemi vetëm një pacient ndërsa 6 janë në terapi intensive por jo të intubuar. Edhe nëse i kalojmë 80 të shtruar kemi edhe 40 vende të tjera te Infektivi, kemi spitalin Covid 3 dhe spitalin Shefqet Ndroqi. Kemi në dispozicion 550 shtretër për të sëmurët me Covid-19. Aktualisht Komiteti i Ekspertëve nuk ka vlerësuar se vendi duhet të kthehet në karantinë. Çdo gjë do vlerësohet hap pas hapi sipas dinamikës.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *