Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Rregullores iu jep mandatet Orjela Nebijajt dhe Petrit Dodës, dy deputetët e rinj të PD-së bëjnë sot betimin


Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda pritet të bëjnë betimin sot në Parlament. Ditën e sotme dy deputetët e rinj morën zyrtarisht mandatet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ndërsa betimin do e bëjnë më vonë në seancë plenare.

Nebijaj dhe Doda zëvendësojnë dy ish-deputetët Grida Duma dhe Alfred Rushaj, të cilët hoqën dorë nga mandatet e tyre.

“Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ‘Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit ‘Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim’, qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ‘Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit ‘Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim’, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj.

  1. Petrit Doda dhe znj. Orjela Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.”– thuhet në njoftimin e Kuvendit.