Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të bashkohemi kundër shpopullimit


Kreu i Partisë së Lirisë Meta i ka bërë jehonë Konventës së djeshme duke theksuar ndaljen e shpopullimit si një nga pesë prioritetët kyçe të programit të PL-së.

Ai shkruan se qytetarët duhet të bashkohen kundër kësaj dukurie për të kthyer në vend shqiptarët e emigruar për të ndihmuar në zhvillimin e vendit.

“Të bashkohemi kundër shpopullimit duke mbështetur 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve!” – shkruan Meta.