Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për Besnik Muçin


Ditën e sotme Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.

Ky ankimim sipas Komisionerit Publik vjen pasi  subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

“Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *