Vendosni fjalën kyçe....

“Betohem!” – Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda zyrtarisht nisin detyrën si deputetë të Kuvendit


Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda bëjnë betimin.

 “Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”- ishte teksti i betimit i lexuar nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

“Betohem”- u përgjigjën dy deputetët me të rinj të Kuvendit.

Nebijaj dhe Doda zëvendësojnë në këtë detyrë Grida Dumën dhe Alfred Rrushajn, të cilët hoqën dorë nga mandatet e tyre.