Vendosni fjalën kyçe....

“Nis të hënën” – Pas largimit nga Parlamenti, mësohet cilin emision do moderojë Grida Duma


Vetëm pak ditë pas heqjes dorë nga mandati i deputetes, Grida Duma duket se do të nisë menjëherë punën e re në “Top Channel”.

Ajo do të drejtojë emisionin “Top Story”, të moderuar më parë nga gazetari Sokol Balla. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht një nga drejtueset e televizionit, Lori Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të fillojë emisioni. “Të hënën”– shkroi ajo.

Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë. Por tre ditë më parë, Duma njoftoi se do tërhiqej përfundimisht nga politike. Mandati i saj do të merret nga një tjetër moderatore e “Top Channel”, Ori Nebiaj.