Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ Koka paraqitet në GJKKO, avokati: Ministri ka vepruar si titullar, jo si vendimmarrës


Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është paraqitur para gjykatës me konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Përmes avokatit, Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Në pretendimin e tij, avokati pohon se ish-ministri Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse sa i takon çështjes së inceneratorëve.

 “Nuk ka fuqi vendimmarrëse, ka ekzekutuar VKM. Ministria e Mjedisit nuk i ka fondet, por vetëm ajo e finanacave.  Nëse MF do kishte konstatuar paligjshmëri do kishte anuluar procedurën. Për të ekzekutuar proceduren, është ngritur komision i posaçëm. Vetëm 2 nga 7 anëtarë janë përfaqësues të ministrisë së mjedisit.  5 të tjerët janë nga ministria e financave dhe e energjisë e infrastrukturës. Nuk ka fuqi vendimmarrëse, ka ekzekutuar VKM. Ministria e Mjedisit nuk i ka fondet, por vetëm ajo e finanacave. Nëse MF do kishte konstatuar paligjshmëri do kishte anuluar procedurën. Gjetjet e SPAK janë për 5 anëtaret e tjerë. Jo për ata të ministrise se mjedisit.  Edhe komunikimet me Klodian Zoton janë të anëtarëve të tjerë. Ministri ka vepruar si titullar, jo si vendimmarrës. Sulmi është politik dhe i qëllimshëm”, tha avokati Julian Mërtiri.