Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Alimehmeti: Krah Këlliçit për të triumfuar në zgjedhjet lokale, me këshilla sa herë të jetë nevoja


Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës thotë se do të mbështesë fort kandidatin fitues Belind Këlliçin.

Përmes një postimi të publikuar pak momente më parë, Alimehmeti ndan foto nga festa e 32-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Në një nga fotot ai pozon krah Këlliçit, të cilin thotë se do ta mbështesë dhe këshillojë sa herë të jetë e nevojshme.

“Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëri falë Partisë Demokratike!

Në 1990, rinia hodhi poshtë një sistem totalitar.

Në 2022, rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar.

Hapi i parë: në krah të z. Këlliçi për të fituar në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Tiranës, me mbështetje dhe këshillë sado dhe kurdo të nevojiten.

Të vendosur për të fituar!”- shkruan Alimehmeti.