Vendosni fjalën kyçe....

Altin Basha do të jetë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar


Hervin Çuli nuk do të jetë më drejtor i Teatrit Kombëtar por Altin Basha, i cili është emëruar sot në këtë detyrë.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, që firmosi lirimin nga detyra të Çulit dhe zëvendësimin e tij me Bashën.

“Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

2.Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.”– thuhet në VKM.

Sjellim ndërmend se Altin Basha ka qenë ndër personat që e kanë mbështetur qeverinë në shembjen e Teatrit Kombëtar.