Efektivi i Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i cili u plagos në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, është nipi ish-deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Toçi.
Ndërkohë kushërira e tij, shtetasja me iniciale M. Q. kishte qenë nën hetim për mashtrim.
Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, është konfliktuar me Dritan Haxhollin, pasi ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur në banesën e ish-të dashurës.
“Në kushtet e vetëmbrojtjes Toci ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin Drita Haxholli, ( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i Bledar Tocit për veprën penale “Vrasja me dashje”, sqaroi policia.
Toçi dhe M.Q.,janë kushërinj dhe mendohet se ka qenë nëna e tre fëmijëve ajo e cila e ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.
Pas përplasjes me armë, Dritan Haxholli humbi jetën ndërsa Bledar Toçi mbeti i plagosur rëndë.
Ndërkohë ka rënë në pranga vëllai i policit të burgjeve, B Toci, pasi gjatë kontrollit të banesës së policit, në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit, pra vëllait të të plagosurit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të Qatjas, ndërsa në banesë ndodheshin dhe tre persona të tjerë. M.Q. i kishte kërkuar ndihmë kushëririt, pasi kishte frikë nga ish- i dashuri që po i vinte në banesë për t’u sqaruar.
Ajo ka thënë për policinë se Haxholli vazhdonte ta bezdiste pavarësisht se lidhja e tyre romantike kishte kohë që kishte përfunduar.
Por shtetasja në fjalë nuk ishte një emër i panjohur për efektivët e policisë. Motra e saj ka një agjenci turistike dhe ajo akuzohet se shiste bileta fiktive. Nëna e 3 fëmijëve dyshohet se ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar shumë qyetarë.