Vendosni fjalën kyçe....

“3 me 1” – Italia fiton bindshëm ndeshjen me Shqipërinë (VIDEO)


Mbyllet miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë në stadiumin “Air Albania”, me fitoren e kësaj të fundit.

Ndonëse kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi mbarë duke shënuar golin e parë të mbrëmjes, gëzimi i ka zgjatur shumë pak dhe është mundur me shifrat 3-1.

Si shkoi ndeshja?

Skuadra shqiptare ishte e para që shënoi një gol në këtë ndeshje, me Ardian Ismajlin që çoi topin në portën e italianëve në minutën e 16 të takimit.

 

Por festa për tifozët shqiptarë zgjati shumë pak. Italia ka barazuar shifrat 1-1, me Di Lorenzo ka shënuar gol duke zbehur gëzimin e tifozëve kuq e zinj, në stasiumin “Air Albania”.

 

Më pas në minutën e 25, Grifo shënoi edhe golin e dytë për Italinë. Kështu u mbyll pjesa e parë.

 

 

Në pjesën e dytë, në minutën e 62, Griffo realizoi golin e tretë për Italinë dhe të dytin personal me anë të një goditje me të djathtën duke i dhënë fitoren e thellë skuadrës së tij.