Vendosni fjalën kyçe....

Hoti pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Askush s’mund ta cënojë sigurinë tonë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar sot se kufijtë e Kosovës janë të sigurt.

Reagimi i tij vjen pas një ditë më parë, ushtarë të xhandarmërisë serbe u futen në territorin e Kosovës.

Sipas kreut të qeverisë në ditët në vijim, qeveria do ndërmarrë hapa konkretë nga institucionet e sigurisë duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra. Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush.

Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in. Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi.” – shkruan Hoti në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *