Vendosni fjalën kyçe....

Salianji-ministrit Balla: Në qeverisjen e PS-së, policia gjuetare e kriminelëve  për llogari të bandave rivale


Deputeti i PD-së Salianji iu drejtua ministrit të Brendshëm Balla, të cilin e kishte kërkuar në interpelancë, duke i thënë se gjatë kohës së qeverisjes së PS-së, policia është kthyer në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave kriminale në qytete të ndryshme.

Demokrati tha gjithashtu se qeveria nuk ka asnjë plan për të luftuar krimin e organizuar ndërsa e pyeti Ballën nëse ka ndonjë të dhënë për fatin e Ervis Martinajt.

“Gjatë kohës së qeverisjes së PS, e njëjta situatë vazhdon, e njëjta mendësi e funksionimit të policisë së shtetit. Ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë. Policia kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme. Opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim  me krimi, fakte të cilat ne kemi vite që i denoncojmë. Z.Ministër, cili është plani i qeverisë për të luftuar krimin? A ka Ministria e Brendshme plan konkret që i ka vendosur ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ça masash ka marrë qeveria për frenimin e krimit të organizuar. Sa ka qenë kosto në 8 vite që nga miratimi i ligjit dhe sa është numri i punonjësve të policisë së vetuar”, tha Salianji.