Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i tij e pranon: Alqi Bllakos i është shtuar zyrtarisht dhe akuza për Inceneratorin e Elbasanit


Avokati i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllakos ka pranuar se klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht akuza edhe për inceneratorin e Elbasanit, përveç atij të Fierit.

Këtë avokati Sokol Hazizaj e konfirmoi gjatë një bisede në “Skype” në emisionin “Open” të Eni Vasilit.

Kështu duket se pozita e ish-deputetit në raport me drejtësinë është rënduar.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Zoti Bllako zyrtarisht është nën hetim për inceneratorin e Fierit në lidhje me ato akuza që janë bë publike. Në rastin e përfundimit të hetimit për Lefter Kokën, në një nga pikat prokuroria thotë se provohet fakti se Alqi Bllako në bashkëpunim me Pellumb Abeshin, Jonida Zeqo, Etleva Kondi, Serafin Papa si dhe në bashkëpunim me Lefter kokën kanë shpërdoruar detyrën. I është komunikuar akuzë zyrtare Alqi Bllakos për Elbasanin?

Avokati: Po

Klodiana Lala: Faleminderit. Pra është rënduar pozita e Bllakos, pra ka një akuzë zyrtare dhe përveçse po hetohet për Fierin ka një akuzë zyrtare për Elbasanin.