Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri në Portin e Durrësit


Arrestohet kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci. Sipas “Balkanweb” kryedispeceri është arrestuar që më 13 nëntor, pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane.

Ende nuk dihet arsyeja për çfarë vepre penale akuzohet ai që ishte vënë në kërkim nga drejtësia e shtetit fqinj.

Nga ana e Policisë së Shtetit apo edhe e Portit të Durrësit, nuk ka pasur ende asnjë sqarim mbi këtë çështje.