Vendosni fjalën kyçe....

Man.City mposhtet nga Brentford


Manchester City është mposhtur në shtëpi nga Brentfordi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultatin 1:2.

Ivan Toney (16’, 90+8’) shënoi të dy golat e fitores për mysafirët.

Phil Foden (45+1’) e shënoi golin e vetëm për “Qytetarët”.

Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri, Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë sonte, kundër Wolvesit.

Brentfordi ndodhet në pozitën e 10-të me 19 pikë.