Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, qytetarët nisin grumbullimin te selia e PD


Protestuesit kanë filluar të grumbullohen në pika të ndryshme në Tiranë për tu mbledhur në orën 16:00 në tubimin e thirrur nga opozita përballë kryeministrisë.

Protestues janë mbledhur te selia e Partisë Demokratike dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dhe policia ka nisur dhe zbatimin e planit për dislokimin e forcave të policisë.

Do të jenë rreth 1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme që do të angazhohen për këtë protestë.