Vendosni fjalën kyçe....

Katër vrasje brenda ditës, kush janë viktimat në dy ngjarjet


Kur vendi është ndodhet nën masa izolimi nën thundrën e koronavirusit, si duket për botën e krimit barrierat e pandemisë nuk ekzistojnë.

Dita e sotme deri më tani rezultoi e përgjakur dhe me viktima numër të cilën nuk e ka shkaktuar as koronavirusi deri më tani me dy ngjarje një në Durrës dhe një në Lezhë që shkaktuan katër viktima.

Vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhija

Në Durrës dy vëllezër u qëlluan brenda makinës së tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 sipas deklaratës së policisë. Në vendin e quajtur “tregu i makinave” në Shënavlash, dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhiaj u qëlluan me armë zjarri brenda makinës së tyre.

Ata janë me origjinë nga Puka dhe banonin në lagjen 13 në Durrës dhe deri më tani për këtë ngjarje nuk ka autor apo autorë të dyshuar.

Ndërsa në Lezhë dy trupa të pajetë janë gjetur në kodrën e fshatit Lalm i vjetër dhe sipas uniformave blu “dyshohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit’.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në mesditën e sotme dhe viktimat janë identifikuar si Preng Simoni dhe Kole Murrani të cilët janë parë të dalin së bashku nga shtëpia, raporton Abc News.

Ata janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon. Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor.

Nga hetimet e para mendohet se ata janë vrarë ndërsa përpiqeshin që të ktheheshin ndërsa policia nuk ka ndonjë pistë të mundshme për motivin e ngjarjes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *