Vendosni fjalën kyçe....

“Faleminderit që na qite në dritë” – Mesazhet në pankartat e protestuesve para Kryeministrisë


Ka nisur protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë. Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar para kryeministrisë.

“Mafia Soros non-grata”, “Faleminderit që na qite në dritë”, “Edi kush i mbylli kopshtet” – lexojnë disa prej pankartave.

Protestuesit kanë gjetur një tjetër mënyrë për të shprehur zemërimin e tyre. Ata kanë sjellë edhe një gomone mbi të cilën ndodhet flamuri shqiptar përkrah atij të Mbretërisë së Bashkuar. Po sot shqiptarët kanë protestuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë ndier të fyer nga Sekretarja e Brendshme e cila i ka konsideruar si “pushtues”.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve. Mbyllja do të bëhet me fjalimet e kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL-së Ilir Meta.