Vendosni fjalën kyçe....

Presidencialet 2024, Trump paralajmëron rivalët për primaret republikane – Media


Konkurrentët e mundshëm për nominimin presidencial të Partisë Republikane duhet të jenë ‘gati për luftë’, thuhet se ka paralajmëruar një këshilltar i Donald Trump, pasi ish-presidenti do shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2024 javën e ardhshme.

“Unë pres që Trump të dalë me lëvizje të marten.” – tha një këshilltar i paidentifikuar për Daily Beast të premten. Trump kohët e fundit ka nxitur spekulime për ambiciet e tij duke u zotuar të bënte një ‘njoftim shumë të madh’ më 15 nëntor.

Burimi pohoi se që kur ai ‘shkatërroi’ 16 pretendentë në vitin 2016, Trump ‘e ka mbajtur të gjithë partinë në kontroll’, duke paralajmëruar se kushdo që mendon të kandidojë duhet të jetë i përgatitur për ‘luftë’.

“Jam i sigurt se do ketë sfidues. Por më mirë të paraqiten gati për luftë, sepse çdo gjë është e mundur.” – citohet të ketë thënë këshilltari.

Disa ndihmës të lartë të Trump, sipas Daily Beast, besojnë se ai duhet të shtyjë njoftimin e tij deri pas votimit të balotazhit të 6 dhjetorit në Georgia, i cili mund të përcaktojë kontrollin e Senatit.

Megjithatë, të tjerë i thanë gazetës se kthimi prapa do të dukej si një shenjë dobësie, duke thënë se nuk ka gjasa që Trump ta shtyjë njoftimin e tij.

Sipas një këshillimi, të marrë nga anëtarët e mediave të enjten, Trump do japë një deklaratë në orën 21:00 të martën në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida. Shtypi tashmë është ftuar të regjistrohet për kredencialet.