Vendosni fjalën kyçe....

Eko-aktivistët dështojnë të vandalizojnë kryeveprën


Dy persona u përpoqën pa sukses të ngjiteshin në kryeveprën e Edvard Munch ‘The Scream’ në Muzeun Kombëtar të Norvegjisë të premten. Piktura nuk pësoi asnjë dëmtim dhe aktivistët u kapën menjëherë nga policia.

Aktivistët, anëtarë të organizatës norvegjeze ‘Stop Oljeletinga’ (Stop Kërkimit të Naftës), thanë se duan të bëjnë presion ndaj ligjvënësve që të ndalojnë kërkimin e naftës.

Policia lokale tha se kishte vënë ‘nën kontroll’ tre gra nga Danimarka, Finlanda dhe Gjermania. Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, personi i katërt po filmonte marifetin. Sipas policisë norvegjeze, kishte njolla ngjitëse të mbetura në xhamin që mbron pikturën. Të tre aktivistët ka të ngjarë të akuzohen për kundërvajtje, shtoi policia.

Muzeu tha se dhoma me kryeveprën ‘u zbraz nga publiku dhe u mbyll’ dhe do rihapet sa më shpejt që të jetë e mundur, me pjesën tjetër të ambienteve ende të disponueshme për publikun.

Sipas faqes së internetit të Stopp Oljeletinga-s, organizata kërkon që qeveria e Norvegjisë të deklarojë ‘një ndalim të menjëhershëm të të gjithë kërkimeve të mëtejshme të naftës në shelfin kontinental norvegjez’.

Sulmi pason një varg incidentesh të ngjashme që panë që aktivistët e klimës në të gjithë botën të synonin pjesë të famshme për të protestuar kundër industrisë së karburanteve fosile. Në javët e fundit, eko-luftëtarët vandalizuan ‘Supën e Campbell I’ të Andy Ëarhol-it në Galerinë Kombëtare të Australisë në Canberra.