Vendosni fjalën kyçe....

Avokati anglosakson: SPAKU dështoi. Kujdes, Amerika do shpallë gjendje të jashtëzakonshme


Avokati anglosakson Spartak Ngjela ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste në TCH, ai tha se politika amerikane ka bërë një reformë në drejtësi për të eliminuar korrupsionin e krimin e organizuar, gjë që nuk ka ndodhur.

Ngjela shtoi se SPAK nuk po lejohet të punojë nga të korruptuarit, gjë që sipas tij do çojë në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri.

“Politika amerikane ose politika e BE-së bëri një reformë në drejtësi këtu, me shpresën që do eliminonte korrupsionin dhe krimin e organizuar. Se ky është SPAK-u dhe SPAK-u nuk funksionon se nuk lejohet nga të korruptuarit, vendoset gjendja e jashtëzakonshme. Duhet të ruhet shumë.” – tha avokat Ngjela.

Zoti Ngjela shpesh i referohet vetes si një “anglosakson”, nisur nga parimet që ai thote se ndjek kur gjykon situatën politike.