Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat pranë ish-Parkut të Autobusëve, Policia: Janë plagosur dy të rinj


Janë jo një, por dy persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që u raportuan pak më herët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Policia bën me dije se të plagosurit janë dy të rinjtë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, respektivisht 27 dhe 25 vjeç.

“Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Frosina Plaku’, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Njëri prej të rinjve dyshohet se është plagosur në këmbë, ndërsa për personin tjetër ende nuk ka të dhëna. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.