Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza qeverisë: I kanë marrë ryshfet Italisë, e kam nga burime të sigurta


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se i kanë premtuar Italisë së do të votojnë për ekspozitën botërore të vitit 2030. Kjo në këmbim të një rryshfeti. Ai këmbënguli se këtë informacion e ka nga burime të sigurta.

“Na thoni pak për rrugën Qafë Plloç-Qukës? Që u del mosbashkimi me metra të tëra, se vidhni dhe vetëm vidhni. E dini ç’kanë bërë së fundmi? Një akt të turpshëm që s’e bën asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim zonjëza se do të votojnë për ekspozitën botërore në 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Ca fytyrë keni ju si qeveri? E kam burim të sigurtë këtë unë! Histori turpi. Ia keni dhënë me shkrim. Kënaqeni me ryshfetin në xhep, ju e turpëroni këtë vend, ndaj dhe ikin shqiptarët se e shofin që e keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë, e keni ofenduar, poshtëruar, ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si Sulltan me avion me dhomë gjumi.”- tha Berisha.

Këtu i ndërhyn kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla e cila i thotë se po mbaron koha.

“Çfarë kohe, ku ka kohë këtu?! Data 12 po afron dhe po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit. Respektoni rregullat. Edhe për të bërë pushimet në Paris. Prandaj ia mbath ai, ikën se i numërohen vjedhjet, por dhe ju jeni bashkëvjedhës nëse nuk i denonconi këtu.”– deklaroi Berisha.