Vendosni fjalën kyçe....

Gent Sejko: 69% e shqiptarëve zotërojnë një llogari bankare


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se 69% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë tashmë një llogari bankare.

Në hapjen e mbledhjes së nëntë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Sejko tha sot se përfshirja financiare e shqiptarëve po përmirësohet ndjeshëm dhe e konsideroi një tregues domethënës rritjen e numrit të individëve që zotërojnë një llogari bankare.

“Falë të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Llogarive, Banka e Shqipërisë disponon një pamje më të saktë dhe lehtësisht të përditësueshme mbi përfshirjen financiare të popullsisë. Këto të dhëna diktojnë se shqiptarët kanë një nivel relativisht të kënaqshëm të përfshirjes financiare, ku pothuajse 69% e popullsisë zotëron një llogari. Objektivi ynë fillimisht ishte arritja e një niveli të përfshirjes financiare të popullsisë në masën 70%, por vlerësojmë se në periudhën afatshkurtër ky nivel do të tejkalohet, duke shënuar përafrim të ndjeshëm me vendet e Ballkanit dhe ato të Bashkimit Evropian.”– tha sot guvernatori Sejko.