Vendosni fjalën kyçe....

Balla për Berishën: Personifikimi më kuptimplotë i gjithë tradhtarëve të Shqipërisë në 110 vite


Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla iu përgjigj kritikave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Balla iu kundërpërgjigj Berishës me akuza, duke e konsideruar atë tradhëtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD. Po ashtu për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës Sipas Ballës. Berisha flet në të njëjtën gjuhë me ministrin e Brendshëm rus Sergei Lavrov.

“Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i të gjithë tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi për t’i bërë keq Shqipërisë, e kanë bërë.

Kushdo që do të donte të bënte pak analizë, pa shkuar tek buxheti, do kujtoja se sa herë që. Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin.

Kur shqiptarët shkonin në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarët sot i kanë sytë në Kosovë tek një situatë jo normale, tek një skenar i Serbisë për të tërhequr Listën Serbe, ju keni Saliun që del në protestë. E ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës, i ka shpallur luftë demokracisë, Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin e Putinit dhe Kamenin. Pak kohë Kameni e konsideroi Shqipërinë një vend të rrezikshëm. Të njëjtën gjë tha Saliu në anglisht për një media britanike.

Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë.

Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse? Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët.”– tha Balla në Kuvend.