Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Berishës: Sali, kullën 64-katëshe e ke në SPAK, SHBA-ja e Britania të vunë vulën e non grata-s


Partia Demokratike ka denoncuar kreun e Rithemelimit Berisha si ortak në kryeministrit Rama në ‘aleancën e kullave’.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Karabina tha se kulla 64-katëshe në qendër të Tiranës është paditur në SPAK nga kreu i partisë Basha.

Ajo theksoi se Basha ndryshe nga Berisha nuk sulmon qeverinë ditën e merr leje ndërtimi natën.

Në fund Karabina deklaroi se Berisha është i zhytur në korrupsion e për këtë u shpall non grata nga SHBA-ja e Britania dhe se lëvizjet e tij tregojnë frikën e tij.

“Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj. Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi. Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit.” – tha zëdhënësja e PD-së.