Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor


Ish-presidenti Ilir Meta duke folur për akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit deklaroi se kjo strukturë e regjimit të kaluar ka tentuar diçka të tillë.

Kryetari i Partisë së Lirisë tha se shoku i tij i klasës që e kishte drejtor sigurimi të Tiranës të atin e tij tentoi ta rekrutonte por ai nuk pranoi pavarësisht provokimeve.

“Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës”,-deklaroi Meta në emisionin “Opinion”.