CEO-ja i kompanisë Tesla dhe i SpaceX, Elon Musk dhe e dashura e tij janë bërë prindër të një djali.
Lajmin e ka dhënë vetë biznesmeni përmes një publikimi në “Twitter”, ku shkruan: “Mami dhe foshnja janë mirë”.
Më pas ka publikuar edhe një foto të djalit të porsalindur. Një komentues e pyeti Musk për emrin e fëmijës, e miliarderi iu përgjigj: X Æ A-12 Musk.
— Elon Musk (@elonmusk) May 5, 2020
Biznesmeni 48 vjeçar, është në një lidhje me Grimes që nga viti 2018, e ky është fëmija i parë i muzikantes. Ndërsa Musk i ka tashmë ka pesë djem me gruan e parë, Justine.
Grimes e dha lajmin e shtatzënisë për herë të parë në muajin janar kur publikoi një foto me një fetur të bërë me fotoshop në barkun e saj. Ajo thoshte se data e lindjes së foshnjës do të ishte 4 maj.