Vendosni fjalën kyçe....

Shembet galeria e kromit në Tropojë, bllokohen dy minatorë


Një galeri kromi në fshatin Lajthizë të Tropojës është shembur mesditën e sotme. Si rezultat dy punonjës kanë mbetur të bllokuar brenda.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa në disa medie ka raportime se mund të ketë ndërruar jetë një person. Raportime që u konfirmuan më pas nga njoftim i Policisë.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.”– thuhet në njoftimin e Policisë.