Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina në Bilisht


Një makinë është përfshirë nga flakët në Bilisht në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 të mëngjesit ndërsa mjeti i djegur është në pronësi të një personi me iniciale M.B.

Makina tip ‘VW’ ka qenë e parkuar para banesës së të dëmtuarit.

Njoftimi

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.”