Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë para shtëpisë së kongresmenit republikan Lee Zeldin


Dy persona u qëlluan të dielën jashtë shtëpisë së kongresmenit të Nju Jorkut dhe kandidatit republikan për guvernator të Nju Jorkut, Lee Zeldin, i cili e ka bërë trajtimin e krimit dhe dhunës një pikë kyçe të fushatës së tij, tha ai në një deklaratë.

Të shtënat duket se nuk kanë lidhje me familjen Zeldin, raportuan CNN dhe Wall Street Journal, duke cituar policinë dhe zyrtarët e njohur me hetimin në vazhdim.

Zeldin tha se nuk dinte identitetin e dy individëve që u qëlluan, por tha se ata ishin shtrirë nën verandën e tij të përparme dhe shkurret përpara shtëpisë.

Zeldin tha se vetëm dy vajzat e tij ishin në shtëpi në kohën e të shtënave. Hollësi të mëtejshme të të shtënave dhe motivet nuk ishin të qarta.

“Vajzat e mia janë tronditur. Si shumë njujorkeze, krimi tani ka arritur në derën tonë të shtëpisë.” – tha Zeldin në deklaratën e tij.

Policia e Qarkut Suffolk tha se dy personat e plagosur në të shtënat u transportuan në spitalet e zonës për trajtim.

Zeldin u sulmua në një tubim fushate gjatë korrikut nga një burrë në Nju Jorku, i cili tani përballet me akuza federale për sulm ndaj një anëtari të Kongresit. Nuk ka ende asnjë të tdhënë se të shtënat e djeshme ishin të lidhura me sulmin e korrikut.