
Ousmane Dembélé është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Francë, pas një edicioni fantastik me fanellën e Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asistime vetëm në Ligue 1, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit të drejtuar nga Luis Enrique.
Falë paraqitjeve të tij, PSG ndodhet shumë pranë fitimit të titullit kampion në Francë, ndërsa ka siguruar edhe një vend në finalen e UEFA Champions League. Në përballjen gjysmëfinale ndaj Bayern Munich, Dembélé realizoi 3 nga 6 golat e skuadrës franceze.
Ndërkohë, me çmim është vlerësuar edhe Michael Olise. Sulmuesi i Bayern Munich fitoi trofeun si lojtari më i mirë francez që aktivizohet jashtë Francës.
Në garën për këtë çmim, Olise la pas emra si Kylian Mbappé i Real Madrid dhe Rayan Cherki i Manchester City.
Olise po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke kontribuar në 50 gola në 52 ndeshje, me 20 gola dhe 30 asistime.
Forma e tij ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Real Madrid, megjithatë Bayern Munich e konsideron francezin si një lojtar të paprekshëm.