
Shqipëria ka regjistruar një paraqitje të suksesshme në Kampionatin Ballkanik IMMAF, të zhvilluar në Beograd të Serbisë, ku “Team Albania” ka fituar 4 medalje me vetëm 5 sportistë pjesëmarrës.
Në një turne me mbi 150 sportistë nga 12 shtete dhe më shumë se 120 ndeshje të zhvilluara, ekipi shqiptar arriti të sigurojë rezultate të rëndësishme në artet marciale mikse.
Rezultatet e Shqipërisë
- Alkeo Bici – medalje argjendi në kategorinë Youth A / 65.8 kg
- Jorig Daci – medalje bronzi në Junior / 70.3 kg
- Renis Hysa – medalje bronzi në Youth B / 67 kg
- Noel Ndrecaj – medalje bronzi në Youth B / 72 kg
- Gersi Aliu – vendi i 5-të në debutimin ndërkombëtar
Në total, Shqipëria u kthye me 4 medalje bronzi dhe një medalje argjendi (e regjistruar në sistem), duke u renditur mes përfaqësimeve më të suksesshme të pjesëmarrjes së saj.
Sipas Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse, ky rezultat përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e MMA shqiptare dhe dëshmon progresin e sportistëve të rinj në arenën ndërkombëtare.
Federata vlerëson gjithashtu disiplinën dhe performancën e ekipit, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një kontribut në forcimin e sportit dhe promovimin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare.