Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha mbledh të tijtë në selinë blu


Kreu i Rithemelimit tashkë PD-së Berisha do mbledhë sot kryesinë e partisë.

Mbledhja do zhvillohet në selinë blu pritet të nisë rreth orës 12:00.

Në qendër të diskutimit do jenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Berisha ka përsëritur vazhdimisht në daljet e tij për shtyp se zgjedhjet vendore të 14 majit kanë qenë të manipuluar dhe se vullneti i shqiptarëve është tjetërsuar nga mafia qeveritare në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale.