Vendosni fjalën kyçe....

“Turp të të vijë”- Evi Kokalari e zhgënjyer nga Sali Berisha


Para një viti një gjë e tillë nuk pritej, por sot aktivistja konservatore Evi Kokalari ka ndryshuar mendim për kreun e PD-së Sali Berishën.

Pasi një ditë më parë shprehu pakënaqësitë e saj ndaj tij, sot ajo e sulmon direkt përmes një postimi në “Facebook”, ku i drejtohet me fjalët “turp të të vijë”. Kjo vjen pas mbështetjes që Berisha sot tregoi për fituesin e zgjedhjeve në FRPD, Besart Xhaferrin, të cilin e përgëzoi për fitoren dhe i uroi suksese.

Kokalari thotë se vetëm tani po e kupton se Berisha e ka “merituar” Lulzim Bashën, ndërsa i drejtohet atij dhe mbështetësve se janë të mbaruar.

“Turp të të vijë Sali Berisha!!

Ka një muaj që na ka rënë goja dukë të thënë që po bëhen manipulime.

Kam tre muaj që të thashë që Këlliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë që këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tënde ja dolën.

Sot ti legjimitove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin bazë të konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PDja të hiqej si konservatore.

Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni të gjithë të mbaruar!!”- shkruan Kokalari.

Ky reagim vjen pasi Berisha u takua sot me Xhaferrin në zyrën e tij.

Kokalari prej kohësh ka akuzuar se ish-kreu i FRPD-së Këlliçi ka bërë manipulime dhe lobime për të favorizuar veten në votimet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e kaluar në një program televiziv, ajo u shpreh se kur ia ka dhënë provat Sali Berishës ai ka thënë se nuk nuk merret me këtë punë.