Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Kur Berisha u njoh me manipulimet më tha nuk merrem me këtë punë


Aktivistja Evo Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin se ka manipuluar votat e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Madje Kokalari thotë se kur ia ka dhënë provat Sali Berishës ai ka thënë se nuk nuk merret me këtë punë.

Belind Këlliçi manipuloi votat e Këshillit Kombëtar. Ja kam dhënë me fakte Sali Berishës. E di çfarë tha Sali Berisha: Nuk merrem me këtë punë”-deklaroi Kokalari në emisionin “Të Paeksopzuarit” në MCN TV.

Kokalari prej kohësh ka akuzuar se Këlliçi ka bërë manipulime dhe lobime për të favorizuar veten në votimet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.