Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë një makinë Audi, dyshohet për dy viktima



Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tjetër në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat dyshohet se kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e sulmit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Nga pamjet e siguruara, automjeti rezulton i dëmtuar rëndë, i bërë pothuajse shoshë nga plumbat, çka tregon intensitetin e sulmit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.