Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Rezervës Federale në kundërshtim me Biden për shkakun e inflacionit në SHBA (Video)


Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së ka hedhur poshtë pohimin e Shtëpisë së Bardhë se rritja e inflacionit në vend është shkaktuar kryesisht nga kriza në Ukrainë.

Gjatë një seance në Senat të mërkurën, Jerome Powell vuri në dukje se inflacioni ishte i lartë edhe para se Rusia të sulmonte shtetin e saj fqinj.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje nga senatori Bill Hagerty nga Tennessee, i cili tha se gjendja me çmimet në SHBA kishte shumë faktorë nxitës, duke përfshirë ‘ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, rregulloret që kufizojnë ofertën, pritjet në rritje të inflacionit dhe shpenzimet e tepërta fiskale’.

Ai më pas pyeti nëse Powell ishte dakord me administratën e Biden se situata në Ukrainë ishte faktori më me ndikim, duke marrë parasysh dinamikën e inflacionit gjatë 18 muajve të fundit.

“Jo, inflacioni ishte i lartë përpara se të shpërthente lufta në Ukrainë.” – tha shefi i Rezervës Federale.

 

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, Shtëpia e Bardhë ka fajësuar vazhdimisht presidentin rus Vladimir Putin për shkaktimin e inflacionit në SHBA. Ai madje shpiku termin ‘rritje e çmimit të Putinit’.

“Ne e dimë se 61% e inflacionit të fundit është nxitur nga çmimi e nga kostot e energjisë e kjo ka ardhur nga pushtimi i Putinit në Ukrainë.” – u tha gazetarëve në fund të prillit Jen Psaki, e cila ishte Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë.