Vendosni fjalën kyçe....

Dy të moshuar i japin fund jetës në Tiranë


Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës këtë të premte në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka njoftuar këtë mëngjes së një grua 73 vjecare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Shemsi Haka’, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.”– tha Policia.

Po ashtu, një tjetër i moshuar është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, në sheshpushimin afër banesës së tij.

“Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën ‘Griror Silka’, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- përfundojnë uniformat blu.