Vendosni fjalën kyçe....

Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, votohen ndryshimet e ministrave


Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrit të ri.

Kjo seancë u thirr një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ndonëse fillimisht PD nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi antikushtetuese këtë seancë të jashtëzakonshme, ka vendosur të jetë në sallë.

Janë depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar. Po kështu mësohet se deputetët e PD do të fokusohen tek qeverisja e Ramës dhe kriza që ka përfshirë vendin.

Sot pritet të votohen shkarkimet e Arben Ahmetajt si ministër i Financave, i cili do të zëvendësohet nga Anila Denaj; Damian Gjiknuri si ministër i Infrastrukturës, i cili do të zëvendësohet nga Belinda Balluku; Mirela Kumbaro si ministre e Kulturës, e cila do të zëvendësohet nga Elva Margariti; Lindita Nikolla si ministre e Arsimit, e cila do të zëvendësohet nga Besa Shahini; Sonila Qato si ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi; Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë, i cili do të zëvendësohet nga Bledi Çuçi; dhe Senida Mesi si zëvendëskryeministre, e cila do të zëvendësohet nga Erion Braçe.

Mirëpo një vendim nuk do votohet dhe ai është shkarkimi i ministrit Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *