Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.