Vendosni fjalën kyçe....

Krim i rëndë në Lezhë, ish-dhëndri vret ish-vjehrrin e ish-kunatin


Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku një ish-dhënderi ka vrarë me armë zjarri babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë ku Besnik Pjetri akuzohet se ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur Pjetër e Gent Përjakun në banesën e këtyre të fundit pas një konflikti.

Autori i dyshuar ka qenë dhëndri i familjes Përjaku e dyshohet se përplasja ka ardhur poas divorcit të çiftit.

Pjetri është larguar nga vendi i ngjarjes e është shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”