
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias në kuadër të diskutimeve për projektligjin “Për financimin e partive politike”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi angazhimin për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse sipas standardeve europiane, duke vlerësuar bashkëpunimin me Komisionin e Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.
“U takova me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, në kuadër të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.
Rikonfirmuam angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat më të mira europiane.
Mirënjohje për bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht gjate hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.”