Vendosni fjalën kyçe....

Makina me të cilën udhëtonte familja përmbyset në rrugën Fier Vlorë, humb jetën 10-vjeçari


Një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në rrugën Fier-Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Panaja ku mjeti që drejtohej nga 33-vjeçari Andi Mithi pasi është përplasur me tabelën anash rrugës ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet bashkë me drejtuesin ishin edhe bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Andi Mithi, bashkëshortja e tij Albana Mithji e fëmija tjetër 3 vjeç ndodhen në spitalin e Vlorës.