Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti del nga rruga në Gjirokastër, tre të plagosur


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Qafa e Muzinës – Jorgucat.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët. Për fat të mirë ata kanë marrë ndihmën e mjekëve dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.