Vendosni fjalën kyçe....

Tirana humbet ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës


Tirana ka pësuar humbje që në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Bardh e blutë u mposhtën minimalisht nga Zrinjski.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën boshnjake e shënoi Nemanja Bilbija, nga penalltia – në minutën e 12-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Bosnje Hercegovinë.