Vendosni fjalën kyçe....

“Ti mund të jesh zagar”-Zekthi përplaset me Xhafajn: Ke ardhur me objektiv të caktuar


Analisti Fitim Zekthi dhe deputeti i socialist, Etjen Xhafaj janë përplasur në studion e emisionit “Open” gjatë debatit për çeljen e negociatave.

Zekthi e akuzoi Xhafajn se po bën cinizma për të mbrojtur qeverinë e Edi Ramës, në një kohë kur sipas tij duhet të ulin kokën para popullit që i ka votuar.

Ata madje, shkëmbyen ofendime me njëri tjetrin.

E gjitha nisi pasi analisti Zekthi ishte duke komentuar çeljen e negociatave dhe faktin që politika shqiptare ka më të rëndësishëm interesin personal dhe të partisë, sesa atë kombëtar.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Kriza është që bëjmë politikë për gjithçka, edhe Kosova edhe marrëdhëniet me Greqinë me BE janë pjesë e politikës dhe interesave të partive.

Kemi një politikë epshore.

Nuk them se nuk e duan integrimin por duan më shumë interesin e tyre personale dhe nëse bie ndesh nuk pyesim.

Rama tha lam kockat për të futur Shqipërinë në BE kurse PD la kockat për të kundërtën.

Sado të fshehim të vërtetën, partitë në Shqipëri, përderisa këtu nuk shpërndahet pasuria

Xhafaj: (qesh)

Zekthi: Ti mund të jesh një zagar njeri që vepron kështu mos bëj cinizma. Mos qesh se jam njeri serioz, lere cinizmin.

Xhafaj: Mos qesh unë se do ti? Nuk kalohet në ofendime personale. Paske ardhur me objektiv të caktuar, nëse nuk mban dot shpërthimet…

Zekthi: Nuk i përballoj dot personat që sillet kush është si i dehur në studio. Nuk fyej njeri