Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i presidentit sqaron: Fjala “peng” i adresohet direkt kryeministrit në detyrë


Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, ka sqaruar në Facebook shprehjen ‘peng’ të përdorur nga kreu i shtetit gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Sipas Blushit termi në fjalë i drejtohet kryeministrit në detyrë, i cili duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të vendit.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!” – shkruan Blushi në Facebook.

Por përse erdhi reagimi i Blushit dhe me se ka të bëjë.

Presidenti Meta u pyet në fund të bashkëbisedimit me gazetarët mbi një deklaratë të Bashës, sipas së cilës ai ka thënë se presidenti mund të bëjë rolin e kreut të opozitës, kur Basha të bëjë rolin e presidentit. Kësaj pyetjeje, Meta i ktheu përgjigjen e mëposhtme:

“Mbrojtja e Kushtetutës, nuk është territori i askujt është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm Komandant i Forcave të Armatosura, por është ushtar i parë i Republikës, këtë dhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani por mund të vijë çdo qytetari.

Ta dinë të gjithë dhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marirn përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu sepse po na bëjnë gaz i botës. Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bën Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *